Përfundon pjesa e parë mes Interit dhe Romës: Dominim total nga Nerazzurët, por mungojnë golat

1 year ago 27

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Interit dhe Romës, derbi ky që po luhet në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, që rrezikuan nëpërmjet Hakan Calhanoglut në minutën e gjashtë, ndërsa goditja e tij u ndal nga shtylla.

Nerazzurët lëshuan një tjetër mundësi të artë shënimi në minutën e 15-të, kur Marcus Thuram nuk ia doli të mposhte nga afër Rui Patricion, që bëri një pritje bravuroze.

.@MarcusThuram vicino al gol! 😲
🤏 Poi ci prova anche @FDimarco, fuori di poco!
⚫️🔵 DAI RAGAZZI!#ForzaInter #InterRoma pic.twitter.com/SMaOCoUKhR

— Inter (@Inter) October 29, 2023

Pas vetëm një minute, Federico Dimarco po ashtu kishte një shan të mirë shënimi, por që gjuajtja e tij shkoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Roma synonte të bënte lojën e saj, mirëpo Interi po bënte presion të vazhdueshëm dhe nuk lejonte shumë hapësira mbrapa.

Në minutën e 39-të, Lautaro Martinez ishte i lirë dhe kishte shumë hapësirë që të lëvizte me topin, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

💪 Il Toro lotta! 🐂#ForzaInter #InterRoma pic.twitter.com/hJhkITKsIV

— Inter (@Inter) October 29, 2023

Interi vetëm në këtë pjesë të parë pati mbi dhjetë gjuajtje në drejt të portës, për dallim nga Roma që nuk arriti të rrezikonte seriozisht atë të Yann Sommer.

Pjesa e dytë me shumë gjasë do të sjell gola, duke parë dominimin nga Interi, ndërsa Roma mund të kundërpërgjigjet me ndonjë kundërsulm. /Telegrafi/

Read Entire Article