Përfundon seanca ndaj të akuzuarve për ‘sterilizmin’, gjykata tërhiqet për vendim

1 year ago 29
Reklamë

Ka përfunduar seanca për 8 të akuzuarit e SPAK lidhur me dosjen për koncesionin e sterilizimit. Gjykata është tërhqeur për vendim.

Avokatja e Klodian Rrjepajt, Elvira Hysa kërkoi masë më të butë sigurie ose  garanci pasurore. Edhe avokatët e personave të arrestuar kërkojnë masë më të lehte sigurie.

Të arrestuarit e një ditë më parë për koncesnionin e sterilizimit kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Mes tyre është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ndaj ish zv ministrit  SPAK ka ngritur akuzën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj biznesmenti atë të mashtrimit me pasoja të rënda.

Për aferën e koncensionit 10 vjecar me vlerë mbi 100 milionë euro, janë lëshuar 8 urdhër arreste për zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë, mes tyre edhe drejtori ekonomik, Saimir Kadiu dhe drejtoresha juridike, Marsela Serjanaj, për të cilët SPAK ka kërkuar arrest shtëpie.

Në masën e sigurisë detyrim paraqitje po qëndrojnë shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata si dhe zyrtarët Pertef  Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi. Ata akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim të detyrës.

Të enjten për këtë cështje u thirr në SPAK në cilësinë e dëshmitarit ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani. Ai tha se nuk kishte njohje me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ndërkohë, nën hetim, me kërkesë të gjykatës, është vendosur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Prokuroria i kishte  dërguar kërkesat për masa në gjykatë që në muajin qershor, por zbatimi i tyre është bërë vetëm pas lokalizimit të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili është prangosur në Dhërmi .

Read Entire Article