Përgatitja e zgjedhjeve në veri të Kosovës; kryetarët aktualë pritet të largohen nga detyra

1 year ago 15
Reklamë

Udhëzimi që mundëson peticionin për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë do të finalizohet brenda muajit gusht.

Kështu ka deklaruar ministri i Kosovës për administrimin e pushtetit lokal, Elbert Krasniqi.

Ai nuk dha detaje në lidhje me punën e grupit që është ngritur për këtë qëllim por tha se deri më tani janë mbajtur dy takime.

ELBERT KRASNIQI

MINISTER I ADMINISTRIMIT TË PUSHTETI LOKAL

“Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra. Kjo nuk është për veriun, kjo mund të aplikohet nesër edhe për kryetarin e Gjakovës apo cilindo kryetar të Kosovës”

Zgjedhjet e parakohshme në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, së bashku me tërheqjen e trupave të policisë dhe rikthimin në dialog me Serbinë.

Megjithë angazhimin e qeverisë së Kosovës, zgjedhja e kryetarëve të rinj do të marrë kohë për shkak të procedurave administrative.

Deri më tani përveç organizimit të zgjedhjeve qeveria e Kosovës ka tërhequr nga veriu edhe 50% të forcave të policisë, ndërsa bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve pritet të rikthehen në shtator.

Read Entire Article