“Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, reagon Borrell: BE dënon ashpër sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës

11 months ago 15
Reklamë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Zyrtari i lartë i BE shprehet se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borrell në platformën X.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article