Përgjimet/ Zariqi: Veteranët e UÇK kanë paralajmëruar përshkallëzim, opozita do bllokojë Kuvendin

1 year ago 22
Reklamë

Analisti, Burim Zariqi, në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me atmosferën politike në Kosovë dhe refuzimin e kryeministrit Kurti për të ardhur në takimin informal të thirrur nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti refuzoi sërish Ramën, duke mos ardhur në Tiranë këtë të hënë, sa përligjet kjo mungesë sipas mendimit tuaj?

“Edhe qeveria e Kosovës e ka pranuar se para një jave kryeministri Rama i ka dërguar një ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të marrë pjesë në këtë takim, që diskutohet për hapa tutje të procesit të Berlinit, po siç ka thënë nga qeveria zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, kryeministri Kurti kishte të konfirmuar një muaj përpara vizitën e tij në Greqi”, tha ai duke shtuar se megjithatë Kurti do të marrë pjesë më 16 tetor, ku pritet të mbahet zyrtarisht takimi në kuadër të Procesit të Berlinit.

Si është atmosfera politike në Shqipëri, pas publikimit të përgjimeve të kryetarës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari?

“Kjo ishte e papranueshme për partitë opozitare, për shkak se pikërisht Vetëvendosja, që tashmë është në pushtet, kishte refuzuar në të kaluarën çdo lloj komunikimi me përfaqësues të Listës Serbe, madje duke i quajtur të gjithë ata që ishin në pushtet tradhtarë, sepse po koordinohen me përfaqësuesit serbë. Kjo ngjalli reagimin e ashpër të opozitës se si po ndodh që Vetëvendosja, që është në pushtet, po koordinohet me përfaqësues të Listës Serbe për çështje madhore, siç është çështja e Veriut, dialogut. Sipas opozitës, kjo është e papranueshme, madje është e dëshmshme për vendin”, tha ai.

Këto përgjime sollën dhe protesta, cilat janë gjasat që mund të rrjedhin zhvillimet në Kosovë?

“Çfarë mund të ndodhë është një bllokadë e sërishme, sepse kanë paralajmëruar opozitarët që do të bllokojnë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës”, tha ai duke shtuar se kanë kërkuar edhe dorëheqje të Kusarit. “Veteranët e luftës së UÇK kanë paralajmëruar protesta të tjera, bllokada të tjera madje siç kanë thënë, nëse dekretohet ky ligj për pagën minimale, që nuk i ka përfshirë veteranët e luftës së UÇK ata do të marrin masa radikale, duke paralajmëruar edhe presidentet që të refuzojë dekretimin e këtij ligji”, tha ai.

Read Entire Article