Perimet u shtrenjtuan/ Ekspertët: U rrit inflacioni, kostot  u shtuan

11 months ago 62
Reklamë

Ndërsa inflacioni njohu rritje të lehtë në shtator duke thyer trajektoren rënëse, një nga grupet me çmimet më të larta rezultonin perimet.

Duke filluar që nga maji, rritja e çmimeve ka qenë dyshifrore duke filluar nga 18 – 26%. Të gjitha perimet janë pjesë kryesore e shportës ushqimore duke rënduar xhepat e qytetarëve. Sipas ekspertëve faktorët kryesorë për  këtë rritje çmimesh janë dy

 “Së pari janë elementet e kostos që janë më të rënduara se një vit më parë. Unë kam përgatitur një analizë kostosh për domaten. Shikojmë që 26% e totalit të kostove vjen nga fuqia punëtore, vlera e së cilës është rritur me 100%. Sot, një punëtor në sera kërkon 3000 lekë për ditën e punës nga 1500 lekë një vit më parë. Ndërkohë me 54% kemi kostot e inputeve bujqësore, që edhe pse vlera e tyre ka një rënie, gjithsesi vijojnë të jenë 15-20% më lart. Të dyja këto përbëjnë 80% të kostos së prodhimit. Automatikisht kjo rritje e kostove përcillet tek qytetarët. Dhe pika e dytë që ka rritur çmimet është kanalet ku kalon produkti, flasim gjithmonë nga fusha, te sera, te grumbulluesi i parë dhe grumbulluesi i dytë. Secili prej tyre ka nga një marzh fitimi, ndërsa llogaritet që dyqani i pakicës ka edhe 15% të produktit skarco që i kalbet dhe këto reflektohen të çmimi fundor”, tha Ilir Pilku, ekspert bujqësie.

Shqipëria njëkohësisht ka një deficit në tregtinë e perimeve. Kështu vendi jonë nga 2017 – 2022 ka rritur prodhimin e perimeve me vetëm 15%, ndërsa po në të njëjtën periudhë sasia e eksportuar e perimeve është rritur me 30%. Kjo ka detyruar vendin që të importojë gjithnjë e më shumë dhe rrjedhimisht me kosto më të larta për konsumatorin fundor. Edhe konsumi nga bumi i turistëve nuk po ndihmon në këtë drejtim, ndërsa më shumë politika incentivuese nevojiten për prodhimin.

Top Channel

Read Entire Article