Shumë prej tyre kane nevojë për mjekim të specializuar ndërsa furnizimet mjekësore janë të pakëta
Një kamp i improvizuar në anë të rrugës në Rafah është bërë shtëpia e familjes Shaheen, nënës Feda dhe vajzës së saj Layan, e cila vuan nga astma.
Ata u larguan nga shtëpia e tyre në Bani Suheila në Gaza duke lënë gjithçka pas, duke përfshirë ilaçet e astmës dhe nebulizatorin e Layan. Pa trajtim të disponueshëm, gjendja e vajzave është përkeqësuar.
Në çadrën e tyre të dobët i vetmi person që mund të ofrojë mbështetje është nëna e saj.
“Vajza ime ka astmë dhe ka nevojë për ilaçet e saj që i merr gjatë natës dhe për nebulizatorin dhe sprejin e hundës, por nga mund t’i marr ato, nuk kam asnjë formë trajtimi për vajzën time, dua që dikush të më ndihmojë nuk po kërkoj më shumë se kaq.”
Por ajo nuk mund të bëjë shumë pa mjekim. Kushtet në kamp janë të vështira dhe mbipopullimi po nxit përhapjen e shumë sëmundjeve të tjera, teksa edhe moti është ftohur.
“Ju mund ta shihni tani, astma sapo i filloi. Këtu është receta e saj dhe furnizimet mjekësore këtu mungojnë, Nuk mund të bëj asgjë për të, frika më shtohet dita ditës se mund t’i ndodhë ndonjë gjë. Është një situatë e vështirë, nuk kemi ushqim dhe ujë.”
Apeli i Fedës për ndihmë deri më tani nuk është dëgjuar. Ajo shprehet se Layan ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor në ndonjë spital në Egjipt, por bombardimet nuk po lejojnë më që pacientët të kurohen jashtë Gazës.
Klan News
Të ngjashme