Kanë dalë pamje të reja të përleshjes mes emigrantëve dhe policisë së Kosovës në pikën kufitare të Merdares.
Nga përleshja kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie si dhe janë arrestuar tre persona nga radhët e emigrantëve.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka thënë për mediat se ndaj personave të arrestuar kanë nisur hetimet për “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.
/Vizionplus.tv/