Përmbyset autoboti me naftë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, merr flakë automjeti tjetër

1 year ago 24
Reklamë

Një autobot me naftë është përmbysur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë. Automjeti drejtohej nga një shtetas moldav. Ky i fundit ka humbur drejtimin e mjetit dhe si pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Ndërkohë një tjetër automjet është shkrumbuar në këtë rrugë për shkak të nxehtësisë së gomave. Policia po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.

Read Entire Article