Përmbytje dhe viktima në Greqi/ Vërshimet e ujërave vrasin disa persona, ka edhe të zhdukur

1 year ago 18
Reklamë

Eskavatorët e ushtrisë kanë filluar të transportojnë banorët e zonave të përmbytura pasi janë të vetmet mjete që mund tu afrohen shtëpive të mbuluara nga uji ku niveli ka shkuar në rreth dy metra.

Gjithashtu në zona të veçanta kanë filluar operacionit e shpëtimit me  helikopterët super Puma. Pothuajse të gjithë fshatrat e fushës së Kardhicës janë nën ujë nga rreshjet e dendura të shiut, ndërkohë që fenomenet kohore të tejskajshme të stuhisë Daniel që po godet për të tretën ditë rrjesht Greqinë qëndrore, janë në zhvillim.

Në komunën Palamas njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura dhe brigadat speciale të ndihmës së katastrofave. Banorë me fëmijë të vegjël mezi arrijnë ti çojnë ata deri tek çatitë e shtëpive. Ka qindra shtëpi të përmbytura, urra të shembura, rrugë të bllokuara ose të shkatërruara.

Operacionet kryhen me shumë kujdes, sepse aty ku përdoren makineritë, inertet që kanë sjellë ujrat vështirësojnë lëvizjen e tyre dhe në raste të tjera ujërat e rrëmbyera nuk lejojnë përdorimin e barkave. Edhe intensiteti i rrufeve nuk lejon përdorimin e mjeteve ajrore në zonat e përmbytura.”-shprehet Ioannis Artopoios, zëdhënës i Shërbimit Zjarrfikës.

Autoritetet flasin për një nga katastrofat më të mëdha të dekadave të fundit dhe një fenomen të tejskajshëm të motit pa precedent.

Reshjet e dendura dhe  përmbytjet e mëdha kanë lënë deri tani pas të paktën 4 viktima , mbi 6 persona konsiderohen të humbur vetëm në një fshat, midis tyre asnjë me origjinë shqiptare siç konfirmon për Top Channel ambasada shqiptare në Athinë .

Fusha e Thesalisë është kthyer në një liqen  ashtu si edhe fusha e Kardhitsës. Qyteti i Volosit  mbetet për të tretën rreshjet pa energji elektrike dhe pa ujë, ndërsa edhe në Pilio ka dhjetëra zona të izoluara nga uji. Në gjendje të jashtëzakonshme ndodhen Magnezia, ishujt Sporades, Kardhitsa, Trikala si dhe disa bashki.

Vetëm në 48 orë shërbimi zjarrfikës ka pranuar gati 5000 thirrje për njerëz të bllokuar apo pëmbytje shtëpish.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë me Mbrojtjen civile kryeministri Mitsotakis ka anulluar vizitën dhe inagurimin e Panairit tradicional të Selanikut ,ndërsa po bëhet vlerësimi i situatës së krijuar ,në fillim për të shpëtuar qindra njerëz të izoluar në zonat e përmbytura dhe më pas për të llogaritur dëmet dhe konpensimet.

Top Channel

Read Entire Article