Përmbytje në Gjermani, Francë e Itali – erërat fryjnë me shpejtësi prej 200 kilometra në orë

4 months ago 17
Reklamë

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.

Veriu i Italisë u godit nga disa stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke i lënë të përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan, transmeton Telegrafi.

It happened yesterday in a place called Borgo Mantovano on the border between Lombardy and Emilia Romagna.
I think it’s the first time that in Italy we have had a hail and wind storm and tornado so strong to overturn seven wagons (22 tons each) of a cargo train. 😳 pic.twitter.com/BMHRdE0k2N

— Agriviaggi (@agriviaggi) May 17, 2024

Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji.

Guvernatori i rajonit të Venetos e ka  përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë.

Il #Musondeisassi ha rotto gli argini a #Rustega di #Camposampiero in provincia di #Padova #emergenza #alluvione #inondazioni #Veneto pic.twitter.com/rUCHSh8DZ7

— Moyra (@moira_carraro) May 17, 2024

Por situata është krejt ndryshe në jug të Italisë, ku një valë e pazakontë e të nxehtit po mbretëron derisa temperaturat në Sicili kanë arritur deri në 35 gradë celsius.

Në perëndim të Gjermanisë, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Saarland.

⛈️ Un puissant orage de grêle circule dans le département de l'Aude cette nuit, ici sur la commune de Montlaur. (© Aurélien Cornac) pic.twitter.com/8ft3TOqhWq

— Météo Express (@MeteoExpress) May 17, 2024

Saarbrucken dhe komunat e tjera gjermane kishin vështirë në evakuimin e banorëve, për shkak të rritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha.

As në Francë nuk është aspak më e mirë gjendja, ku Meteo France i ka vendosur 39 rajone nën flamurin e verdhë që paralajmërojnë stuhi të fuqishme. /Telegrafi/

Read Entire Article