Përplaset sërish në spektakël me Edonën, Vesa Vllasaliu: Më tha se jam vajzë e rrugës

11 months ago 7

Vesa Vllasaliu dhe Edona James gjatë këtyre ditëve kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën.

Ato kanë bërë ofendime të shumta, gjersa në një moment transgjinorja filloi të qante me të madhe pas deklaratës së bukuroshes nga Gjilani për familjen.

“Shyqyr kam familje, jo si ti, unë kam edukim, jo si ti”, ishte deklarata e Vesës drejtuar Edona James.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo u diskutua në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku edhe treguan se ku nisi i gjithë debati.

Vllasaliu tha që ishte Edona e para që i ka thënë se është vajzë e rrugës, ku edhe më pas nuk i kurseu fjalët e tjera për të.

Vesa shtoi që për atë më pas i ka thënë James se ‘shitet me para’, përkundër disa gjërave që zbuloi vetë biondja në BBVK.

Edona po ashtu u shpreh se është ndjerë e ofenduar dhe se e kanë prekur këto fjalë, edhe pse nuk bënë asnjëra kërkim-falje. /Telegrafi/

Read Entire Article