Shtatëmbëdhjetë pasagjerë në bordin e fluturimit 516 të Japan Airlines u plagosën teksa avioni u ul në pistën e aeroportit Haneda dhe shpërtheu në flakë, raporton transmetuesi publik japonez NHK.
Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa 5 persona të avionit tjetër të ngarkuar me ndihma për tërmetin janë konfirmuar të vdekur.
Më shumë se 100 kamionë zjarrfikës u dërguan në vendin ku ra zjarri dhe shumica e fluturimeve janë anuluar, raporton NHK.
Japan Airlines po heton detajet dhe shkakun e zjarrit të avionit, tha një përfaqësues i linjës ajrore për CNN.
Videot nga vendi i ngjarjes treguan avionin e pasagjerëve që u përfshi nga zjarri ndërsa lëvizte në pistë. Aeroplani ndaloi dhe njerëzit përdorën rrëshqitjet emergjente për të ikur nga ferri, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të luftonin flakët.
Top Channel