“Përse po ik prej meje” – Azem Gagica i mërzitur pas afrimitetit të Albës me Blerandon

11 months ago 55

Azem Gagica tashmë ka shprehur pëlqimin e tij për banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukajn.

Duket se të njëjtat ndjenja nuk i ka bukuroshja shkodrane, e cila deri në këtë pikë, u shpreh se e sheh vetëm si shok.

E së fundmi, në shtëpinë më të famshme në Kosovë, iu organizua një ndejë me DJ.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se gjatë mbrëmjes, Azemi u mërzit me Albën, pasi kjo e fundit iu afrua më shumë Blerandos dhe po kërcente vazhdimisht me të.

“Përse po ik prej meje, nuk jam duke të ngrënë”, tha Gagica për Vukajn teksa po bisedonte me Shqipe Hysenajn.

I njëjti gjithashtu ia bëri edhe një dhuratë, e cila e gëzoi jashtëzakonisht shumë atë.

Megjithatë, duket se Alba ia ka këputur shpresat Azemit sikurse edhe banorit tjetër, Lumbardhit. /Telegrafi/

Read Entire Article