Përshkallëzim i tensioneve në Veri, Serbia paralajmëron fjalimin e Vuçiç: Do ekspozojë të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit

11 months ago 13
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajë një konferencë për mediat në orën 20:00, ku pritet të flasë për incidentin e sotshëm në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë nje efektiv policie.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë e Metohi”, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar vrasjen e një efektivit të policisë sot në Banjskë të Zveçanit, duke e cilësuar atë si një akt terrorist, për të cilin ka fajësuar drejtpërdrejt Beogradin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article