Persona të armatosur deri në ‘dhëmbë’, antitank e kamionë pa targa, Kurti nxjerr fotot nga Manastiri i Banjskës

11 months ago 15
Reklamë

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot. Aktualisht në Manastirin e Banjskës ndodhen sipas autoriteteve kosovare rreth 30 persona të armatosur, që i bëjnë rezistencë policisë së Kosovës, duke hapur zjarr ndaj tyre.

Madje, ata duket se janë të mirëpërgatitur, pasi janë të armatosur deri në ‘dhëmbë’, madje kanë dhe antitank.

Sipas Kurtit, këta nuk duket se janë persona të zakonshëm, por duken si policë apo dhe ushtarakë.
Në fotografi shihen madhe dhe kamionë e makina pa targa.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article