“Persona të panjohur më vodhën armën në banesë”, zbardhen detaje nga kallëzimi i gardistit në Tiranë. Policia heton disa pista

7 months ago 4

Zbardhen detaje nga kallëzimi i gardistit në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë, se i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se me marrjen e kallëzimit, komisariati nr.1 ka nisur hetimet për rastin, ku gardisti ka deklaruar para grupit hetimor se armën ia kanë vjedhur në banesë persona të paidentifikuar. Në hetimet e deritanishme policia nuk ka zotëruar prova që kemi të bëjmë me një vjedhje arme në banesë edhe pse hetimet janë në fazë paraprake.

Gardisti pretendon se armën për herë të fundit e ka lënë në banesë. Policia po heton në disa pista, jo vetëm në versionin që deklaron punonjësi i Gardës. Policia ka sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse në banesën e gardistit janë futur persona që sipas gardistit i kanë vjedhur armën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article