Pesë persona ndalohen nga policia në veri të Kosovës

11 months ago 42
Reklamë
12:20 01/10/2023

U futën ilegalisht nga Serbia

Përmes raportit 24-orësh, Polica e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona në Leposaviq, pasi ata kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Njësitet policore kanë ndaluar këta pesë persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e penale të kalimit të kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërkaq në konsultim me prokurorinë, të gjithë të ndaluarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu sipas raportit 24-orësh, një person është arrestuar në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Si pasojë gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut është arrestuar një burrë që dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij dhe më pas edhe bashkëshorten.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mospajtimi, fillimisht ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe bashkëshorten e tij. Por, viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet trajtim mjekësor, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në paraburgim.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article