Pije e pabesueshme! Trajton diabetin, astmën, kolesterolin dhe më e mira është se mund ta bëni vet

7 months ago 19
Reklamë

Në këtë artikull do t’ua prezantojmë bimën më të mahnitshme me origjinë afrikane, e që ndryshe njihet edhe si “gishti i damës”

Okra (bamja) kultivohet përgjatë regjioneve tropikale dhe me temperatura të nxehta.

Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina,  0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez, transmeton Telegrafi.

Këta përbërës e bëjnë okrën një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë.

Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni qoftë nëse e konsumoni të zier, të fërguar etj.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell bamja:

* Forcon imunitetin

* Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi

* Zvogëlon nivelet e kolesterolit

* Parandalon sëmundjet në veshkë

* Ndihmon me simptomat e astmës.

Për ta përgatitur pijen, fillimisht duhet t’i merrni katër bamje të freskëta me madhësi mesatare dhe t’ua prini majat.

I preni në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. Ato i lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/shorts/vYeXRE8Qju0

Read Entire Article