Pirro Dhima i jep fund beqarisë, në pritje për t’u bërë baba për herë të 5-të

7 months ago 12
Reklamë
12:28 04/02/2024

Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë.

Ai u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror.

Çifti është në pritje të fëmijës së tyre dhe Pirro Dhima do të bëhet baba për herë të pestë, teksa peshëngritësi ka 4 fëmijë nga martesa e parë.

Ceremonia u bë e ditur për publikun nga postimet në rrjetet sociale të miqve që ishin pjesë e gëzimit të tyre.

Ndërsa sot vetë Pirro Dhima publikoi foton e parë nga dasma.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article