“Pizhama party”- vajzat e Big Brother VIP Kosova 2 ndezin atmosferën me vallëzime sensuale dhe provokuese

10 months ago 19

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 së fundmi kanë shijuar një mbrëmje argëtuese.

Ata organizuan një “pizhama party” në dhomën e gjumit ku shijuan një festë me muzikë të shoqëruar me vallëzime.

Ishin banoret femra ato që morën vëmendje përgjatë kësaj mbrëmje, të cilat të veshur me pizhama nuk i kanë kursyer vallëzimet provokuese.

Alba, Santiana, Vesa dhe Kaderi ishin në fokus të cilat bënin vallëzime sensuale dhe dukeshin joshëse gjatë gjithë festës.

Por, përpos festës, ata u bashkuan për t’iu përgjigjur kërkesës së “Vëllait të Madh” – ky i fundit, ka kërkuar që secili prej tyre të tregojë një të vërtetë, dhe një të pavërtetë – derisa të tjerët duhet t’ia qëllonin, se cila prej tyre ishte realiteti, e cila gënjeshtra.

Ndërkohë, kujtojmë që këtë të premte do të ketë një eliminim të radhës, në mesin e të nominuarve për t’u larguar janë Monika, Alby, Vesa, Edona, Lindita dhe Lumbardhi. /Telegrafi/

Read Entire Article