Pjesë e grupit kriminal/ Policia e Elbasanit arreston dy persona të shpallur në kërkim

1 year ago 28
Reklamë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të tjerë të shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit akuzohet si të përfshirë në grup kriminal që vepron në shitjen e lëndëve narkotike.

Këto arrestime janë në kuadër të operacionit “Rrjeti”, prej të cilit deri më tani janë arrestuar 54 persona. Ky operacion antidrogë u nis më datë 29 qershor 2023 nga uniformat blu, me qëllim goditjen e grupeve kriminale.

“Si rezultat, u ndaluan shtetasit M. B., 35 vjeç dhe M. K., 34 vjeç, të dy banues në Elbasan. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton olicia.

Ndërkohë, janë edhe tre shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, për të cilit policia thekson se po punon për t’i vënë në pranga.

Read Entire Article