Plagoset me thikë i riu në Bulqizë/ 25-vjeçari në gjendje kritike, arrestohet autori

1 year ago 89
Reklamë

Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e të shtunës në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Osten, ku Besnik Kurti është goditur 5 herë me thikë duke marrë plagë të rënda në trup.

Autori i ngjarjes sipas policisë është 18-vjeçari Aranit Alushi.

Ky i fundit është arrestuar, ndërsa Kurti është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar, pasi gjendja e tij është kritike.

I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.

Read Entire Article