Plagosi efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba në bark, del tjetër foto e autorit

1 year ago 56
Reklamë

Kjo është një tjetër foto e autorit të dyshuar të plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, këtë të mërkurë në zonën e “Kinostudios”. Klered Bozhanaj, 42 vjeç, qëlloi me dy plumba në bark efektivin, gjatë momentit që ky i fundit po e kontrollonte. “Shqiponjat” ishin vënë në ndjekje të tij, pas sinjalizimit se po lëvizte i armatosur.

Pas ngjarjes së rëndë, autori ka mundur t’i shpëtojë arrestimit, ndërsa vijon ende të jetë në arrati. Policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion rreth vendodhjes së tij.

Në momentin e ngjarjes, 42-vjeçari kishte veshur tuta dhe bluzë gri, tuta dhe kapele të zezë.

Read Entire Article