Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

1 year ago 11
Reklamë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili plagosi me thikë dy vëllezër. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Thoma Koxhaj”, në kryeqytet, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Dy vëllezërit, Rrest Abazaj  dhe Viliardo Abazaj, fillimisht janë konfrontuar me fjalë dhe më pas konflikti ka degraduar deri në përdorimin e mjetit prerës nga i arrestuari. Ky i fundit u vu në pranga disa orë pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit fizik, autorit, të identifikuar si, Gert Latifi, iu gjetën 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Gjithashtu, një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Read Entire Article