Plagosi me thikë një 40-vjeçar në shëtitoren e Sarandës/ Arrestohet 25-vjeçari

1 year ago 16
Reklamë

Një 25-vjeçar është lokalizuar dhe arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

25-vjeçari me inicialet J.Rr dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin E.X, 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Policia e Sarandës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Jani Rraku, 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin Erion Xhuvani, 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Read Entire Article