Plagosja e policit në Himarë/ Reagon Rama: Respekte, ndërhyri për të shmangur më të keqen

1 year ago 15
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me plagosjen e efektivit Redin Çaushaj  në himarë , i cili ndërhyri për të ndaluar një sherr mes disa personave dhe mori goditje me thikë nga një 62-vjeçar , i cili është arrestuar nga policia.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan :

“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm .”

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë ku efektivi i policisë, jashtë shërbimit, ndërhyri në mes të një sherri mes disa personave.

62-vjeçari e goditi me thikë dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes  duke i rrezikuar jetën efektivit.

Nga ana tjetër, ministri Taulant Balla paralajmëroi se kush ngre dorë ndaj policisë, të dijë mirë se po kryen krimi ndaj shtetit.

Read Entire Article