Plagosja në Bathore/ Policia ende nuk ka identifikuar autorët, ja pista ku pritet të nisin hetimet

10 months ago 47
Reklamë

Policia nuk ka identifikuar ende autorët që plagosën me armë mbrëmjen e së enjtes 46 vjeçarin Agim Hida në Bathore.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Hida ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ai ka qenë i ulur në lokalin aty pranë kur një prej autorëve që lëvizin me motomjet e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur.

Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje 46 vjeçarin Hida për të sqaruar rrethanat dhe që mund t’i ndihmojë në zbulimin e autorëve.

Në komisariat janë shoqëruar vetëm dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë djeni për ngjarjen.

Read Entire Article