Plani për eliminimin e Musabelliut, a janë të mbrojtur prokurorët e SPAK? Vetëm 10 nga 22 kanë shoqërues, “shteti” në shënjestër të krimit

11 months ago 32
Reklamë

Dëshmitë dhe hetimet e fundit ndaj bandës së Laert Haxhiut kanë risjellë në vëmendje rrezikun që u kanoset prokurorëve të SPAK, por jo vetëm nga grupet kriminale që nuk e njohin frikën ndaj shtetit.

Ata që zyrtarisht përfaqësojnë shtetin, prokurorët dhe në rastin e fundit ata të SPAK janë vënë në shënjestër të krimit që me sa duket nuk kursen as familjet e tyre.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila ka në dorë çështjen e Laert Haxhiut ishte nën vëzhgim nga banda e tij, gjë e cila u mësua pas dëshmisë së Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të kësaj çështjeje janë marrë masa shtesë mbrojtëse për Musabelliun.

Sipas saj, shoqërues kanë vetëm 10 prokurorë të SPAK, teksa pjesa tjetër janë pa mbrojtje as personale dhe as për familjet e tyre.
Po kështu për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme nuk parashikohet mbrojtje dhe as për familjen e kreut aktual të SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article