Platforma softuerike Armory dikur e vlerësuar me më shumë se 200 milionë dollarë, po i shet aksionet rivalit të saj Harness, për vetëm 7 milionë dollarë

8 months ago 31
Reklamë

Platforma softuerike, Harness, po blen konkurrentin e saj Armory për  7 milionë dollarë, në bazë të një marrëveshjeje me para të gatshme.

Detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, pra ka gjasa për ndryshime.

Kjo shumë llogaritet si rënie dramatike, pasi në vitin 2020 Armory u vlerësua me më shumë se 200 milionë dollarë.

Në përgjithësi, Armory ka mbledhur më shumë se 80 milionë dollarë nga Bain Capital Ventures, Insight Partners, dhe CEO i Saleforce, Marc Benioff.

Gjithashtu, u zgjodh edhe si pjesë e modelit të ri të startup-eve të Y Combinator 107, nën udhëheqjen e CEO të OpenAl, Sam Altman, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja po shihet si fund i një “gjakderdhjeje” fillestare, që dikur detyroi kompanitë të shesin veten ose të përballen me mundësinë e mbylljes së tyre.

Disa muaj më parë, startupi dixhital i mallrave, Convoy, mblodhi 1,1 miliardë dollarë nga investitorë si Jeff Bezos, Bill Gates, dhe Marc Benioff.

Megjithatë, teknologjinë e tij ia shiti një prej konkurrentëve kryesorë të tij, Flexport.

Edhe një tjetër startup, kohët e fundit mbylli dyert pasi grumbulloi 250 milionë dollarë.

Harness dhe Armory ofrojnë ato që njihen si shërbime të shpërndarjes së vazhdueshme, të cilat ndihmojnë zhvilluesit e softuerit të përditësojnë, mirëmbajnë, dhe shpërndajnë produktet e tyre te përdoruesit.

Asnjëra palë nuk ka komentuar në lidhje me ngjarjen. /Telegrafi/

Read Entire Article