Plazhet e Malit të Zi, shenjtërohen myslimanët: Jo këtu me perçe!

1 year ago 23
Reklamë

Dilema të forta janë ngritur së fundi mbi tolerancën fetare në Malin e Zi.

Dy incidente u shënuan këtë muaj atje: Një burrë i ndaloi hyrjen në pishinë një adoleshenteje të veshur me rroba plazhi që mbulonin gjithçka veç fytyrës, duarve dhe shputave të këmbëve pranë plazhit Utjeha, të ndodhur rreth 20 kilometra larg qytezës së Tivarit.

Një grua nga Kuvajti po kështu, e cila mbante shami në kokë  dhe familja e saj, janë spërkatur me pije alkoolike nga ballkoni i një hoteli në Budva. I pyetur mbi arsyen e gjestit të tij, burri që nuk lejonte adoleshenten e mbuluar në pishinë, tha se “i urren myslimanët” dhe se 300 klientët e tij e kundërshtonin praninë e vajzës me atë lloj veshjeje.

Ndërkohë, shumë malazezë thonë se nuk mbajnë mend të kenë ndodhur më parë incidente të tilla në vend.

“Islamofobia dhe sidomos islamophobia me bazë gjinore, është prezente në Mal të Zi”, shprehet aktivisti për të drejta të njeriut, Aleksandar Zekovic.

“Në të dy rastet, shënjestra kanë qenë gratë, çka nënkupton se femrat që praktikojnë fenë janë më tepër shënjestër”, vazhdon ai.

Kritikët debatojnë shpesh për rolin e kodit të veshjes në Islam, sidomos mbi format më strikte të tij, dhe për mesazhin që përçon diçka e tillë për kulturën islame. Shumë myslimanë e refuzojnë qasjen konservatore të fesë që dikton mbulimin e grave me burka, apo shami në kokë kur të dalin në publik.

Rreth një në pesë banorë të Malit të Zi, me popullsi prej 620.000 personave, janë myslimanë, të ndarë në boshnjakë dhe shqiptarë etnikë.

Top Channel

Read Entire Article