“Po filmonte telefonin e Berishës”/ Flamur Noka godet operatorin në Kuvend, Nikolla i tërheq vëmendjen: Kujdes me mediat!

11 months ago 10
Reklamë

Një incident i pazakontë ndodhi sot në seancën plenare. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka goditur me librin e rregullores së Kuvendit një operator i cili sipas tij po filmonte telefonat e deputetëve.

Noka tha se kamera ishte e fokusuar në telefonin e kreut të PD, Sali Berishës, i cili kishte hapur një video denoncuese në “WhatsApp”.

Por pas kësaj ka ardhur reagimi i kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës për të treguar respekt ndaj medias së lirë.

“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.

Në përgjigje Noka deklaroi se është e turpshme të filmohen telefonat e deputetëve të parlamentit.
“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha deputeti i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article