Po lahej në det/ I moshuari humb jetën në Golem, dyshimet e para

1 year ago 27
Reklamë

Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në det.

Policia njofton se 80-vjeçari me iniciale R.O ka qenë me origjinë nga Kosova.

Dyshimet e para janë që i moshuari ka pësuar arrest kardiak.

Golem, Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read Entire Article