Po lahej në dush dhe e zuri korrenti/ Humb jetën 32-vjeçarja në Cerrik

1 year ago 19
Reklamë

Një 32-vjeçare në Cerrik ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, viktime ka mbetur shtetasja me inicialet I.M.

Bëhet e ditur se 32-vjeçarja ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke u larë në dush. Për pasojë humb jetën menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article