Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po luante. Mësohet se 11-vjeçari aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.