Po paralajmëron luftë? Putin: Mund të sigurojmë armë për të goditur Perëndimin

3 months ago 7
Reklamë

Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska mund të armatosë vendet me synimin për të sulmuar objektivat perëndimore. Gjatë deklaratës së tij, ai kritikoi dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Perëndimi në Ukrainë.
Disa vende, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur objektivat brenda Rusisë. Ai nuk e specifikoi se cilat vende mund t’i furnizojë Moska me armë.

Nga ana tjetër Putin veçoi Gjermaninë, e cila kohët e fundit i tha Ukrainës se ishte e lirë të godiste objektivat brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë të prodhimit gjerman.
“Kur ata thonë se do të ketë më shumë raketa që do të godasin objektivat në territorin rus, kjo shkatërron përfundimisht marrëdhëniet ruso-gjermane”, theksoi Putin.

Presidenti rus ripohoi gjithashtu gatishmërinë e Moskës për të përdorur armë bërthamore nëse sheh një kërcënim për sovranitetin e saj. Ai theksoi se se veprimet e fundit nga Perëndimi do të minojnë më tej sigurinë ndërkombëtare dhe mund të çojnë në “probleme shumë serioze”.
“Kjo do të shënonte përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën kundër Federatës Ruse dhe ne kemi të drejtën të veprojmë në të njëjtën mënyrë.”

I pyetur nëse Rusia mund të përdorë armët bërthamore, Putin tha se kushtet për përdorimin e këtij arsenali janë të përcaktuara qartë në doktrinën e sigurisë së Moskës.

“Për disa arsye, ata besojnë në Perëndim se Rusia nuk do ta përdorë kurrë atë,” tha ai.
“Shikoni se çfarë është shkruar atje,” tha ai për doktrinën bërthamore të Rusisë.
“Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, ne e konsiderojmë të mundur përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”.

Read Entire Article