Polakët i kanë rezervuar që në korrik pushimet e 2024-ës, Shqipëria në ‘top listë’: Ofrohen çmime më të lira se këtë vit

11 months ago 25
Reklamë

Përmbledhja e parë e ofertave të para-shitjes për pushimet e verës së 2024-ës në Wakacje.pl tregon se turistët polakë po rezervojnë udhëtime më herët se zakonisht. 

Ku?

Kryeson Turqia e pasuar nga  Greqia, Egjipti, Tunizia, Spanja, Bullgaria, Shqipëria, Qipro, Maroku dhe Tanzania.

Këtë vit, operatorët turistikë filluan të shesin ofertat për verën e ardhshme në gjysmën e parë të korrikut, ndërsa në vitet e mëparshme rezervimet filluan në mes të gushtit, shkruan Wakacje.pl në një komunikatë që përmbledh muajt e parë të para-shitjes së ofertave.

Analiza e Wakacje.pl tregon se Turqia është aktualisht lider në para-shitjet. Vendin e dytë e zë Greqia, i treti Egjipti e kështu më radhë. Shqipëria renditet e 7-ta në top listën e rezervimeve të pushimeve të ardhshme.

Wakacje.pl analizoi gjithashtu nivelin e interesit për destinacionet në grupe të veçanta klientësh.

Turqia dhe Greqia vazhdojnë të preferohen si destinacione nga çiftet polake dhe familjet me fëmijë.

Polakët gjithashtu i preferojnë pushimet e vitit më së shumti në muajin qershor.

Ndërkohë që analiza e çmimeve mesatare tregoi se qëndrimet e vitit të ardhshëm në hotelet me tre yje në Shqipëri janë më të lira me 25 për qind se qëndrimet e minutës së fundit në sezonin e verës 2023, në Portugali me 16 për qind, në Greqi me 6 për qind dhe në Spanjë me 2 për qind.

Turistët që kanë zgjedhur akomodimin në hotele me “4 yje” në Shqipëri do të paguajnë 20 për qind më pak, në Greqi 8 për qind më pak, në Portugali 7 për qind më pak dhe në Kroaci 5 për qind më pak.

Në kategorinë e hoteleve standard me “4 yje +”, rezultatet më të mira për pagesa më të ulëta janë Tunizia dhe Kroacia (minus 21 përqind), Spanja (minus 10 përqind), Shqipëria (minus 8 përqind), Portugalia (minus 6 përqind) dhe Bullgaria (minus 5 për qind).

Turistët që blenë paraprakisht qëndrime në hotele me pesë yje në Itali, kursyen mesatarisht 17 për qind minutën e fundit këtë vit, në Greqi dhe Kroaci – 16 për qind, në Tunizi – 14 për qind, në Shqipëri – 10 për qind dhe në Spanjë – 8 për qind.

Top Channel

Read Entire Article