Policët “ishin të saktë në dyshimet e tyre” pasi ndaluan një furgon me ‘Nutella’ në një autostradë të Gjermanisë

9 months ago 9
Reklamë

Policia në një autostradë të Gjermanisë pranë Crimmitschau panë nga larg se një makinë Mercedes “po luftonte vërtet me kilogramët”.

Dhe për këtë, patrulla e policisë e ka ndaluar, duke bërë një kontroll rutinë të saj, përcjell Telegrafi.

“Siç doli, oficerët ishin të saktë në dyshimet e tyre”, ka thënë zëdhënësi i policisë Christian Schünemann.

“Kishte dhjetëra kavanoza me eurokrem – dukshëm më shumë se sa lejohej. Kur peshohej, automjeti peshonte gjithsej 6.7 ton në vend të 3.5 tonëve të lejuar”.

Ein Transporterfahrer hatte gestern nahe #Crimmitschau zu viel des süßen Brotaufstrichs an Bord. Bei einer Kontrolle brachte der Transporter 6,7 Tonnen statt der zulässigen 3,5 Tonnen auf die Waage:

Weitere Polizeimeldungen der Polizeidirektion Zwickau:https://t.co/WhFVtLJfMF pic.twitter.com/uMbxRAcm00

— Polizei Sachsen (@PolizeiSachsen) December 15, 2023

Pra pothuajse dyfish!

Që atëherë, transportuesi nuk u lejua më të lëvizte më tej.

Kështu, policia e ndaloi shoferin të vazhdonte udhëtimin dhe nisi procedimin për kundërvajtje administrative ndaj shoferit, që thuhet se ishte një vietnamez 57-vjeçar.

Pasi kavanozat me Nutella qëndruan në një parking gjithë natën, vietnamezi më në fund tha se kishte gjetur një zgjidhje.

Ai kishte gjetur një furgon tjetër në të cilin mund të shkarkonte gjysmën e tyre – pas së cilës gjë edhe i është dhënë leje të vazhdojë udhëtimin. /Telegrafi/

Read Entire Article