Policët zviceranë nuk kursejnë as “mbretëreshat e garazheve” – ndaluan një makinë me vlerë 6.7 milionë euro dhe e konfiskuan atë

7 months ago 15

Shumica e makinave me prodhim të kufizuar zakonisht trajtohen si “mbretëresha të garazheve”, por ekzistojnë përjashtime.

Dhe një i tillë ishte një Pagani Huayra Codalunga, e parë duke lëvizur në rrugët publike në Zvicër, përcjell Telegrafi.

Pasi ngasja e një Huayra në natyrë “ishte mjaft emocionuese”, pronari i saj u ndalua nga policia lokale, e cila madje sekuestroi veturën e rrallë italiane që kap vlerën e 7.3 milionë dollarëve.

Rrethanat e sakta rreth incidentit nuk dihen, por një video e shkurtër që qarkullon në mediat sociale përshkruan dy oficerë policie zvicerane me uniformë duke inspektuar Paganin dhe duke biseduar me pronarin për dokumentet.

Pamjet vijnë nga fotografi i automobilave Freddie Atkins, i cili ndodhi në vendngjarje.

Një nga oficerët i kërkoi të mos bënte asnjë foto, por ai tashmë ishte duke xhiruar videon që më pas e postoi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article