Policia franceze qëllon për vdekje një person të armatosur i cili u përpoq ta digjte një sinagogë të vendit

4 months ago 7
Reklamë

Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur që donte t’i vinte zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Rougen, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

“Policia kombëtare në Rouen ka vrarë një individ të armatosur, i cili në mënyrë të qartë donte t’i vinte zjarrin sinagogës së qytetit,” tha Darmanin.

“Unë i përgëzoj oficerët për reagimin dhe guximin e tyre”, shtoi ai.

Sipas autoriteteve rajonale, burri mbante një thikë dhe një shufër hekuri. Ndërsa identiteti dhe motivi i tij mbeten të paqarta.

Nga sulmi i sinagogës nuk janë prekur vetëm komuniteti hebre, por i gjithë qyteti, ka njoftuar kryetari i bashkisë së Rouen, Nicolas Mayer-Rossignaol, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, policia u lajmërua menjëherë pasi u pa të dilte tym nga sinagoga.

Për fat të mirë, shpërthimi është kontrolluar dhe nuk ka shkaktuar viktima të tjera.

Ndryshe, Franca së bashku me pjesën tjetër të Evropës Perëndimore, ka parë një rritje të antisemitizmit që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor tetorin e kaluar.

Veçanërisht, shteti francez ka komunitetin më të madh hebre të një vendi pas Izraelit dhe SHBA-së, si dhe komunitetin më të madh musliman në Evropë.

Ajo tashmë e ka ngritur nivelin e saj të sigurisë përpara Olimpiadës 2024 në Paris. /Telegrafi/

Read Entire Article