Policia ndjek 20-vjeçarin e armatosur me kallashnikov në Rrëshen, i riu tenton të arratiset, por neutralizohet

11 months ago 38
Reklamë

Arrestohet nje 20-vjeçar që posedonte armë zjarrit tip kallashnikov nga policia e Mirdites.

I riu me iniciale, P. T., 20 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Gjatë operacionit, në Rrëshen, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e këtij shtetasi dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Shtetasi P. T. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, por falë veprimeve të shpejta është kapur nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 27 fishekë.

Read Entire Article