Policia turke ka arrestuar 33 persona nën dyshimin se kanë spiunuar për inteligjencën izraelite dhe se kishin shënjestruar të huajt që jetonin në Turqi, ka njoftuar ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, shkruan Reuters.
Muajin e kaluar, zyrtarët turq kanë paralajmëruar Izraelin për pasojat serioze “nëse tentojnë të kapin pjesëtarët e grupit militant Hamas që jetojnë jashtë territorit të Palestinës, përfshirë Turqinë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan theksoi se do të ishte gabim i madh nëse do të ndërmerrej një veprim i tillë.
Turqia ndryshe nga shumica e aleatëve të saj perëndimor dhe disa vende arabe, nuk e cilësojnë Hamasin si organizatë terroriste, transmeton Telegrafi.
Policia turke ka kryer bastisje në 57 lokacione në tetë provinca si pjesë e një hetimi apo më mirë thënë pjesë e operacionit të koduar “Operation Mole” që u urdhëruaa të niset me urdhër të zyrës së kundër-terrorizmit në Stamboll por edhe nga inteligjenca turke MIT.
Ministri i Brendshëm turk tha në platformën X se të dyshuarit besohet që kishin për qëllim të monitorojnë, identifikojnë, sulmojnë dhe rrëmbejnë shtetas të huaj që jetonin në Turqi.
Në anën tjetër lidhur me këto arrestime, është pyetur zyra e kryeministrit izraelit dhe ajo e Punëve të Jashtme, por se ata nuk kanë pranuar të prononcohen.
Turqia ka kritikuar ashpër Izraelin për bombardimet në Gazë dhe luftën e saj kundër Hamasit, ku Erdogani dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikisht kanë akuzuar njëri-tjetrin. /Telegrafi/
İşte Erdoğan'ın sözleri sonrası düğmeye basılan 'Mossad' operasyonu…
33 gözaltı, 13 ajan aranıyor
— Odatv (@odatv) January 2, 2024