Portieri hero në Francë, pret penallti dhe shënon në shtesë

11 months ago 40
Reklamë
23:20 30/09/2023

Portieri i skuadrës së divizionit të tretë në Francë, Avronshe, ishte protagonist i një ndeshjeje unikale.

35-vjeçari Antoni Beuve, bëri diçka të jashtëzakonshme në fund të takimit. Në minutën e 89’, kur rezultati ishte 0:1 në favor të GOAL FC, Beuve priti një penallti.

Sulmuesi Respento tentoi të shënonte me “panenka”, por 35-vjeçari nuk u mashtrua, por priti topin.

Pesë minuta më vonë në shtesë, Beuve u bë heroi absolut, pasi shënoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Portieri u shndërrua në një hero, duke e shmangur humbjen. Përveç Avronshes, Beuve ka luajtur për Kanes dhe Rodez.

Në karrierën e tij profesionale 18-vjeçare, ai ka ndryshuar vetëm tre klube dhe kryesisht ka luajtur në divizionin e tretë në Francë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article