Post Malone i dhuron fanses së vogël kitaren e tij

1 year ago 33
Reklamë
10:57 05/08/2023

Kitarja e cila është në gjendje të shkëlqyer kushton 5000 dollarë

Post Malone i ka bërë një dhuratë speciale një fanseje  11-vjeçare që shkoi në koncertin e tij për të shijuar performancat e tij në skenë.

Sipas medias amerikane TMZ, këngëtari i ka dhuruar kitarën e tij të preferuar blu një vajze të quajtur Ëinter.

Nëna e vajzës ka folur për mediat e huaja ku ka deklaruar se ajo është një fanse e madhe e Post Malone, ashtu si edhe djali i saj.

Kitara që i dha 11-vjeçares ishte jo vetëm e preferuara e  Post Malone, por ka edhe një vlerë monetare të konsiderueshme pasi kushton rreth 5000 dollarë.

Edhe pse vajza e vogël nuk di të bie kitares, nëna e saj thotë se ndoshta kjo dhuratë do të jetë arsyeja që ajo të nisë mësimet e muzikës.

Para se ti jepte kitarën, Post Malone i kërkoi 11-vjeçares që ta ruante me kujdes këtë instrument mjaft të dashur për kënëgtarin.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article