Postimi i saj shpejt u bë viral: Një 26-vjeçare zbulon se babai i saj nuk është ai biologjik pas një testi të ADN-së

6 months ago 48
Reklamë

Një test rutinë i ADN-së ia ka “shkatërruar botën” një gruaje 26 vjeçare.

Kjo pasi burri që ajo e quajti baba për 26 vjet në të vërtetë nuk doli të jetë babai i saj biologjik.

Në një postim në Reddit, përdoruesi Riembis, ka treguar se si nëna e saj ka ndërtuar një pemë familjare përmes testeve të ADN-së, duke e inkurajuar atë për të kryer një.

Megjithatë, kur dolën rezultatet e testit, ajo u shkatërrua, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Rezultatet etnike të babait tim dukeshin interesante, kështu që doja të shihja se çfarë do të ishin të mijat. Nëna ime na inkurajoi ta bënim një dhe gjithçka po shkonte mirë gjatë pritjes së rezultateve”, tha gruaja.

Por, në testin e ADN-së, në vend të emrit të babait të saj asaj iu “prezantua” një djalë për të cilin nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, dhe me të cilin ndante 50 për qind të ADN-së.

“Kishte edhe njerëz të tjerë me të cilët ndaja deri në 25 për qind të ADN-së”, shtoi ajo.

Gruaja vendosi të përballej me nënën e saj për këtë, duke i kërkuar t’ia shpjegonte se si ndodhi kjo. Ajo tregoi se nëna e saj i kishte shpjeguar se kishte pasur një tjetër lidhje, e cila fillimisht ishte si miqësi, por pastaj kanë zhvilluar ndjenja të forta për njëri-tjetrin.

Postimi i saj shpejt u bë viral dhe ngjalli reagime të shumta nga përdoruesit.

Disa prej tyre u shprehën se fakti që nëna e saj e ka inkurajuar ta bëjë testin, do të thotë që ajo ka dëshiruar ta bëjë këtë bisedë me të. /Telegrafi/

TIFU by taking dna test
byu/riembis intifu

Read Entire Article