Pothuajse janë bërë dy vjet nga konflikti Ukrainë-Rusi, por Putin telefonon presidentin palestinez për të “zgjidhur” situatën në Gaza

10 months ago 9

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar të premten një bisedë telefonike me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Palët diskutuan mënyrat për të de-përshkallëzuar konfliktin në Gaza si dhe përpjekjet për ndihma humanitare, sipas një deklarate nga Kremlini, transmeton Telegrafi.

Në deklaratë gjithashtu thuhej se Abbas u pajtua të zhvillonte një vizitë në Rusi, por pa dhënë detaje shtesë.

Rusia dhe presidenti Putin kanë mbështetur fuqishëm Gazën në këtë konflikt, duke mbështetur gjithashtu thirrjet për një armëpushim të menjëherëshëm në OKB. Në anën tjetër, luftimet në Ukrainë janë duke zhvilluar për gati dy vjet, në atë që presidenti rus e quan “operacion special ushtarak”.

Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit ka filluar më 7 tetor, kur grupi militant palestinez nisi sulmet me raketa drejt Tel Avivit.

Në përgjigje të këtyre sulmeve, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës si dhe mobilizimin e trupave tokësore atje.

Read Entire Article