Prapaskenat e filmit “5 Herë Jo” – çfarë do të sjellin Bora dhe Donaldi në filmin e ri?

11 months ago 20

“5 Herë Jo” pritet të dalë në kinematë shqiptare nga muaji dhjetor.

Filmi, me protagonistë kryesorë Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, tashmë ka sjell copëzat e para.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri te premiera e këtij filmi, tashmë janë publikuar disa pjesë të reja nga prapaskenat.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja e famshme sjellin detaje nga romanca e tyre disavjeçare, e cila njëherësh pati ulje edhe ngritje të shumta.

Ata u ribashkuan pas daljes së prezantuesit nga Big Brother VIP Albania, pasi gjatë kohës që ishte brenda ai krijoi lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Romanca e Borës me Donaldin vjen pas ndarjes së saj nga Vin Veli, me të cilin ka edhe një djalë.

Pritet të shihet se çfarë ka përgatitur çifti për publikun e fansat e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article