Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole mbledh Task-Forcën për zbatimin e paketës së masave për sigurinë në shkolla

1 year ago 52
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Në zbatim të planit të masave të Paketës së Sigurisë në Shkolla, pas prezantimit të kësaj pakete nga Ministri i Brendshëm z.Taulant Balla dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit në fillim të muajit, Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole zhvilloi takim me drejtuesit rajonalë të Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtorisë Arsimore, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit si dhe përfaqësuesit e 6 bashkive të qarkut.

Institucioni i Prefektit të Qarkut do të drejtojë Task-Forcën rajonale për monitorimin e zbatimit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të shkollave dhe jo vetëm.

Prefekti Jole shkruan në FB se në takim u diskutua rreth detyrave të çdo institucioni, duke filluar me përgatitjen e një harte të territoreve me një rreze 50 m rreth të shkollave në çdo njësi administrative të bashkive, vendosjen e sinjalistikës rrugore pranë objekteve arsimore dhe kontroll të rreptë për lëvizjen e mjeteve në atë perimetër, si dhe pajisjen me kamera apo mjete të tjera, siç mund të jenë ato të shuarjes së zjarrit, etj.

“Kërkova nga drejtuesit e institucioneve të koordinojnë punën dhe bashkëpunojnë me Policitë Bashkiake respektive për monitorimin e operatorëve ushqimorë brenda perimetrit të përcaktuar, e kushteve të higjienës, përdorimit të duhanit në shkolla, mosofrimin e pijeve alkoolike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç, një ndërveprim më efikas mes Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe atë Kombëtar për ndërtimet pa leje apo në proces ndërtimi rreth këtij perimetri, si dhe një rol akoma më aktiv nga të gjithë në bashkëpunim me Oficerët e Sigurisë të Policisë, për parandalimin e kriminalitetit dhe fenomeneve me risk për fëmijët e të rinjtë, fenomene që nuk lidhen vetëm me përdorimin e substancave narkotike, por edhe me bullizmin apo krimin kibernetik në dëm të të miturve, duke adresuar në këtë mënyrë shqetësimet legjitime të prindërve dhe gjyshërve”, shkruan Jole në FB.

Sipas tij, siguria e fëmijëve dhe të rinjve është detyrë jo vetëm e institucioneve dhe familjarëve të tyre, por edhe e të gjithë komunitetit, për të ndikuar të gjithë pozitivisht në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm për rritjen dhe formimin e sigurt të fëmijëve tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article