Premier, Wenger zgjedh 4 skuadrat favorite për titullin

1 year ago 12

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka renditur katër skuadra që ai beson se janë favorite për të fituar titullin e Premier League këtë sezon.

Manchester City është aktualisht kampioni në fuqi, pasi ka ruajtur kurorën sezonin e kaluar pas një beteje të ashpër me Arsenalin.

Qytetarët do të jenë të dëshpëruar për të fituar trofeun për të katërtin sezon radhazi pasi Pep Guardiola kërkon të shkruajë histori.

Skuadra e Etihad kanë treguar tashmë një qëllim të qartë për të mbrojtur me sukses titullin pas një fillimi mbresëlënës të sezonit.

Megjithatë, ata do të përballen me një konkurrencë të ashpër nga Tottenham, të cilët aktualisht kryesojnë renditjen me 26 pikë.

Sipas Wenger, Spurs janë pa dyshim ndër favoritët për ta fituar titullin e Premier League pas një fillimi mbresëlënës të sezonit të ri.

Tottenham mundi 2-1 Crystal Palace të premten në mbrëmje në Selhurst Park duke përforcuar kreun e rneditjes pas 10 javëve.

Sipas Wengerit, ai gjithashtu pret që ish-skuadra e tij, Arsenali, të jetë në garën për titull, së bashku me Liverpool dhe Manchester City.

Gunners, ashtu si Spurs, gjithashtu mbeten të pamposhtur në kampionat pas 10 ndeshjesh.

“Unë besoj se Tottenham do të jetë një nga pretendentët për kampionatin”, tha Wenger për beIN Sports.

“Për Premier League, unë do të thosha Arsenali për mua, Liverpool, Tottenham dhe sigurisht City”, tha ai. “Ata duken si katër favortiet… për momentin për Premier League”.

Read Entire Article