Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” – Olta Gixhari merr vëmendje me dukjen elegante

1 year ago 18

Protagonistja e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari ishte në mesin e yjeve që shkëlqyen në premierën e së hënës.

Kasti i filmit parakaluan në tapetin e kuq të premierës që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku u pritën nga nja turmë e madhe adhuruesish.

Aktorja e famshme u shfaq tërë elegancë dhe shkëlqim në një fustan të gjatë ku dominonte ngjyra e bardhë, ndërsa një detaje në formë të rripit të zi ia theksonte dekolten dhe një palë këpucë me taka me shkëlqim.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Flokët e gjata aktorja i la të lëshuara sipër për eventin, duke e kompletuar pamjen me grim më të theksuar.

Pa shtuar më shumë detaje në pamjen e saj, Olta u ndal për t’u fotografuar para kamerave, teksa buzëqeshi për adhuruesit e saj.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Kujtojmë që Gixhari luan rolin kryesor në film përkrah ‘rivalit’ të saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli. /Telegrafi/

Read Entire Article